E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetimet për vrasjen e 32-vjeçarit, dyshime për konflikte dhe prishjen e pazareve të drogës

Policia e Durrësit ende nuk e ka një pistë konkrete hetimi për vrasjen e 32-vjeçarit, Jetmir Begu.

Ekzekutimi, sipas hetuesve, dyshohet se mund të ketë ardhur pas një konflikti të çastit. Por, krahas këtij version, nuk përjashtohet as mundësia që 32-vjeçarit, Jetmir Begu t’i jetë bërë atentat.

Për këtë arsye po hetohet dhe e kaluara e te riut pasi vrasja mund të ketë ardhur si rrjedhojë e konflikteve të mëparshme apo përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike. Dyshimet kane lindur edhe për faktin se 32-vjeçari përdorte dhe emrin Ilir Kuçi dhe rezulton me precedent penal jashtë vendit.

Ndërkohë burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë shoqëruar gjashtë persona në cilësinë e dëshmitarit. Ata po merren në pyetje me qëllim identifikimin e autorëve pasi ishin të pranishëm në një lokal afër vendit të ngjarjes. Po ashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në bizneset përreth.

Reklamë

Jetmir Begu u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar teksa po zbriste nga makina e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 16 të Durrësit gjatë pasdites, ndërsa ekzekutorët u larguan me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe moti i keq me shi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë