Ndërsa shifra e viktimave te tërmetit qe goditi Italinë Qendrore ka arritur ne 292, vendi është përfshire nga debatet per cilësinë e godinave te rikonstruktuara. Prokuroret kane nisur hetimet ndaj ndërtuesve qe jane marre me riparimin e tyre, pasi nje pjese e tyre u jane nënshtruar ndërhyrjeve gjate viteve te fundit.
Keto dite do te nisin hetimet edhe per përdorimin e fondeve publike qe duhet te ishin shpenzuar per sigurine e ndërtesave qe u shemben. 84 milionë euro fonde per rikonstruksion ishin dhene per province e Rietit pas dy termeteve te viteve 19997 ne Umbria dhe ne Aquila ne 2009 edhe miliona te tjera ne vitet e fundit, por tërmeti i javes se shkuar zbuloi se nje pjese e tyre nuk jane shpenzuar, ose jane shpenzuar keq. Ndërkaq, kryeministri Renzi ka premtuar se rindërtimi i ndërtesave te shkatërruara do te kryhet me transparence maksimale dhe cdo ndihme e dhene do te verifikohet.
Pasditen e sotme do t’u jepet lamtumira disa prej viktimave te termetit nga qyteza me e goditur, Amatrice, pas përplasjeve me autoritetet lokale dhe kryeministrin Renzi se ku do te mbahej ceremonia. Fillimisht ishte vendosur qe ato te mbaheshin ne Rieti, por me kerkesen e familjareve te viktimave u vendos qe te zhvillohej ne Amatrice.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *