Subscribe

Policia e Tiranës zbulon detaje  te reja për grupin e drogës qe u godit pasditen e se premtes në rrugën “Myslym Shyri”, ku u sekuestruan një kilogramë heroine e 2 kg hashash, si dhe u prangosën 5 persona.

 

Burime pranë uniformave blu thanë se të arrestuarit janë të gjithë me precedent te mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, ndërsa Nikolin Merko është dënuar me 5 vite heqje lirie në Turqi për këtë vepër, pasi u kap me 9 kilogramë heroinë.

 

Edhe Fatjon Bahiti e Avdyl Musagaj kanë qenë më parë të dënuar në Elbasan për trafik narkotikësh. Sipas policisë, droga e llojit heroinë dyshohet se ka mbërritur nga Turqia  nëpërmjet furnitorit Nikolin Merko. Nga ana tjetër, blutë kanë kërkuar informacione dhe nga pala Turke pas dyshimeve se në rrjet mund të jenë të tjerë persona të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *