Subscribe

Pas ndalimit në polici të Ermal Fetaj, autorit të dyshuar për goditjen vdekjeprurëse me skaf të turistes ruse dy ditë më parë, teksa lahej në plazhin e Ksamilit, Prokuroria e Sarandës do te kërkojë arrest me burg 45 ditë. Kjo kërkesë e organit të akuzës pritet të shqyrtohet të hënën nga gjykata e qytetit bregdetar. pavarësisht pretendimit të prokurorisë, 31-vjeçari nuk e ka pranuar krimin.

 

Gjatë deklarimit të tij në polici, Fetaj, ka theksuar se ka qenë duke lundruar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, por nuk ka ndjerë asnjë goditje. Në të kundërt, theksoi ai do t’i kishte dhënë ndihmën e pare15-vjeçares Kseniya Ryok. Por për të zbuluar se kush mjet lundrues e goditi të renë nga Rusia, blutë e qytetit të Sarandës, ndaluan edhe 64 skafe e gomone.

 

Ky veprim ekstrem i Delta Forcë, për të kontrolluar çdo mjet lundrues në Sarandë dhe në Ksamil, u ndërmor pas urdhrit të prokurorit, i cili dyshon se e Ryok u godit nga helikat e një motoskafi. Ndërkohë, pavarësisht pretendimeve, policia thotë zyrtarisht se personi që dyshohet se i shkaktoi vdekjen, është biznesmeni Ermal Fetaj. Nga kontrolli në mjet, u gjetën fije floku të cilat janë dërguar për ekspertim. Një tjetër detaj që e tradhtoi Fatajn është fakti se ai ka tentuar të fshehë mjetin lundrues pas ngjarjes.

 

Hetimet vërtetojnë se 15-vjeçarja u godit teksa ka qenë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me not deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *