Policia jep detaje te reja në lidhje me rastin e kapjes se ngarkesës se madhe te kanabisit ne afërsi të Korfuzit.

 

Sipas burimeve zyrtare, sasia e drogës së sekuestruar është 1403 kg. Ndërsa një pjesë e mirë e saj u gjet ne brigjet e Kalabrisë, ku skafistët e kishin hedhur në det gjatë ndjekjes nga policia.

 

Tre trafikantët e arrestuar, tashmë dy prej të cilëve nga Fieri dhe një nga Vlora po merren në pyetje në polici. Mësohet se droga i përkiste dy të rinjve nga Fieri, ndërsa nje 36 vjeçar nga Vlora kishte siguruar skafin.

 

Policia vijon hetimet për rastin ndërsa dyshohet se në trafik janë të përfshirë të tjerë persona

 

Fillimisht ishte roja bregdetare, qe njoftoi  për një mjet lundrues, i cili lëvizte me shpejtësi nga jugu i Shqipërisë drejt Korfuzit. Ndjekja ka filluar mbrëmjen e se enjtes ne Kalabri dhe përfundoi 24 ore me pas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *