Prokurorët e Antiterrorit në Francë po hetojnë per sulmin e kryer në Aeroportin “Orly” të Parisit, nga një agresor, i cili është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë. 39-vjeçari Ziyed Ben Belgacem, u vra të shtunën pasi i kishte vendosur pistoletën në kokë një ushtari, duke dashur që ky i fundit “të vdiste për Allahun”, sipas asaj që thonë zyrtarët.

 

Agresori ishte përfshirë më herët gjatë së shtunës edhe ne nje rrëmbim makine, ku pati shkëmbim zjarri me policinë. Autoritetet deklarojnë se Belgacem ishte radikalizuar në burg dhe ishte ne listën e personave nen mbikëqyrje nga policia. Agjentë të shërbimeve sekrete bastisën shtëpinë e tij per të gjetur prova te tjera, por sipas mediave nuk ka mundur te sigurojnë ndonjë te dhënë te rëndësishme. Megjithatë, gjate kërkimeve jane zbuluar gjurme kokaine. Sulmi ndodh ne nje moment delikat per Francën ne prag te zgjedhjeve presidenciale dhe per këtë autoritetet kane rritur nivelin e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *