E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hetimet në Durrës/ Ndërtime pa leje dhe abuzime me cilësinë e punimeve, dy vepra penale të regjistruara

Prokuroria e Durrësit bëri të ditur se hetimet për cilësinë e ndërtimeve që patën pasoja të rënda deri në shembje me bilanc tragjik prej 51 viktimat, do të përqëndrohen në disa pista.

E para lidhur me dyshimet se pasojat kanë ardhur si pasojë e ndërtimeve pa leje që janë bërë në disa zonë, ndërsa pjesa tjetër lidhet me moskryerjen e detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës apo edhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Reklamë

Sipas njoftimit të bërë nga organi I akuzës çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”.

 

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

 

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal

 

Organi i akuzës shtoi se Prokuroria pret referime per cdo rast abuziv edhe nga policia e shtetit.

 

Sipas njoftimit te dhene nga Prokuroria e Pergjithshme, çeshtja ndiqet nga nje grup prokuroresh dhe nje grup oficeresh te Policise Gjyqesore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë