Gjykata e Lezhes urdheroi sot prokurorinë që të hetojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë zonë.

Vendimi i gjykatës për shfuqizimin e vendimit të organit të akuzës erdhi pas ankimimit të paraqitur nga dega e Partise Demokratike ne Lezhë.

Në padinë e depozituar më 18 korrik 2019, dega e pd-se akuzoi komisionerët e Partisë Socialiste, anëtarët e KZAZ-ve dhe numëruesit, se manipulunan procesin e numërimit të votave, duke i shtuar ato.

Nje tjeter akuze ishte edhe ushtrimi i presionit mbi administratën për të marrë pjesë në votime.

Por kjo padi, sipas degës së PD, u mbyll nga ana e prokurisë, me argumentin se KQZ e kishte miratur rezultatin e zgjedhjeve.

Pas vendimit të gjykatës, opozita i kërkon prokurorisë së rrethit Lezhë që të jetë e paanshme dhe të hetojë të gjithë procesin e votimit të 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *