E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetim urdhrave të mbrojtjes

Lëshimi i urdhrave te mbrojtjes per dhunën ne familje u diskutua gjatë mbledhjes së Këshillit te Larte te Drejtësisë. Të paktën per dy raste, KLD vendosi inspektimin e posaçëm të gjykatave.

 

Bëhet fjalë për vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildeze Hafizi ku KLD nisi një procedurë verifikimi për vendimin e marrë më 28 prill 2016 nga gjykata e Kavajës ndaj Fadil Kasemit.

 

Reklamë

Së bashku me këtë vendim do të inspektohet edhe kryerja e hetimit për procedurat e lëshimit të urdhrit të mbrojtjes për Liljana Rukon, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në dhjetor të vitit të shkuar në Fier.

 

Pas këtyre dy inspektimeve mësohet se presidenti Meta ka kërkuar raporte tematike nga të gjitha gjykatat e vendit, për të mësuar më shumë se si trajtohet dhuna në familje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë