Subscribe

Edhe pse janë larguar nga sistemi i drejtësisë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët nuk do ti shpëtojnë dot hetimit të pasurive të tyre.

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në Komisionin e Ligjeve, tha se SPAK duhet të hetojë të gjitha ata që janë larguar nga frika e Vettingut nëse kanë indicie për korrupsion.

 

SPAK duhet të vijojë në hetimin e të gjithë gjyqtarëve apo prokurorëve që në vetting ka prova apo fakte për vendosjen e pasurisë nga korrupsion. SPAK duhet të hetojnë gjyqtarët që japin dorëheqjen nga vettingu. Të nisë procedim penal nëse ka indicie për korrupsion.

 

Kreu i këtij komisioni Ulsi Manja ngriti shqetësimin se nga viti 2018 ka referime për veprën e pastrimit të parave, por nuk ka asnjë të dënuar. Ai fajësoi sistemin e drejtësisë.

 

Shqipëria nga 2018 deri më sot ka vepra penale në pastrimin e parave, por s’ka të dënuar. Është shqetësim…

 

Manja shtoi se gjatë vitit 2020 ka patur afro 8 mijë referime më pak në prokuroritë e vendit dhe në SPAK. Sipas tij, kjo është ndikuar edhe nga pandemia.

 

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe ministrja Gjonaj u shprehën se është e nevojshme të ketë edhe ashpërsim të Kodit Penal sa i takon rasteve të dhunës në familje apo të përdhunimeve të të miturve.

 

Sipas tyre, do të kërkohet që këta persona të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *