Subscribe

Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, por jo per pistoletën, por për akuzën e kundërshtimit te punonjësve te policisë, dhe tubimit te paligjshëm. Ne njoftimin e shpërndare mediave, organi i akuzës bën me dije gjithashtu se po kryhen verifikimet e nevojshme edhe per prodhim dhe mbajtje armesh pa leje. Regjistrimi i procedimit penal për deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, është bere pas akteve te dorëzuara nga ekspertet e policisë gjyqësore. Materialit kallëzues i është bashkangjitur edhe një deklarim i ish-punonjësit te nje kompanie qe merret me prodhimin e armeve ne Gjermani. Çka do te thotë se verifikimi po kryhet edhe për nje arme tjetër qe dyshohet se deputetit te djathte mund t’i jete bere dhurate. Por ne te njëjtin njoftim organi qendror i akuzës bën me dije se po hetohet edhe ligjshmëria e ndërtimit te këndit te lojërave te Parku i Liqenit Artificial te Tiranës. Ky vendim është marre pas kallëzimit te depozituar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *