Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas përmbytjeve në disa zona. Hetimet kanë nisur për 3 vepra penale “shpërdorim detyre”, “shkatërrim prone me përmbytje” dhe “shkatërrim prone nga pakujdesia”. kjo pas pasojave të rënda të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme.
Nw njoftimin e prokurorisw thuhet nga të dhënat paraprake dyshohet se nga kjo situatë ka humbur jetën Astrit hysenaj, punonjës i ndërmarrjes komunale plazh, i marrë nga rrjedha e ujit.
Hetimet do të përcaktojnë nëse pasojat kanë ardhur vetëm nga faktorë natyrorë apo nga pakujdesia dhe mospërmbushja e detyrës nga institucionet përgjegjëse.
Moti i keq ka sjellë bllokim rrugësh, përmbytje banesash, ndërprerje të aktiviteteve arsimore dhe shëndetësore duke e vënë gjithë qarkun në gjendje emergjence.





