Subscribe

Kur ka kaluar një muaj nga supergrabitjes së 6 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit, Prokuroria e Krimeve të Rëbda ka nisur hetimin pasur për 6 personat e arrestuar si të dyshuar se kanë pasur role kyçe në ngjarje.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se nga verifikimet paraprake të kryera deri më tani, ka rezultuar se në emër të tyre dhe të familjarëve të tjerë janë të regjistruara disa pasuri të ndryshme, si prona të paluajtshme, llogari bankare, e automjete të markave të ndryshme.

Ndërkohë që me te njejten kërkesë organi i akuzes janë drejtuar hipotekës dhe bankave të nivelit të dyte për të siguruar të dhënat e plota të pasurive që ata zotërojnë.

Të arrestuar si pjesë e kësaj dosje janë Alkond Bengasi, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela dhe i cilësuari i daja nga Kosova, Ragip Hajdini.

I përfshirë në grabitjen e 9 Prillit ishte edhe organizatori Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *