Partia Demokratike ka nisur proceduren per hetimin e zgjedhjeve te 25 prillit, duke depozituar ne Parlament kerkesen per ngritjen e nje Komisioni te Posaçëm.
Enkelejd Alibeaj, i cili do te drejtoje kete komision ka shpjeguar se ne fokus te hetimit do te jete perdorimi i burimeve shteterore ne funksion te fitores se Partise Socialiste.
ENKELEJD ALIBEAJ
NENKRYETAR I PD
“Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike, 2.5 milionë euro. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore. Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve”
Alibeaj ka hedhur poshte kritikat se instrumenti i Komisioneve Hetimore po perdoret nga lidershipi i PD per te hequr vemendjen nga perplasjes brenda parties.
Tradicionalisht, pas çdo procesi zgjedhor, partia qe mbetet ne opozite ka ngritur nje Komision Hetimor per zgjedhjet, por deri me tani asnje prej ketyre komisioneve nuk ka prodhuar nje produkt konkret ne lidhje me proceset elektorale.