Ditën qe ministrat teknike dhanë dorëheqjen, ne Prokurori është dorëzuar nje kallëzim penal per lëvizjet e paligjshme ne administratën shtetërore.

 

Ledina Mandija, e cila deri dje ishte zëvendës kryeministre njofton se kallëzimi eshte hartuar ne fillim te muajit korrik, por protokolli i kryeministrisë e bllokoi duke e dërguar ne prokurori vetëm ditën e enjte. Sipas ish-zëvendëskryeministres, ne fushate elektorale u kryen 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratën publike, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

 

Per ketë arsye sipas saj, kjo çështje iu dërgua per hetim organit te akuzës. Kjo shkelje e evidentuar nga taks-forca ishte edhe pjese e raportit te hartuar nga ministrat teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *