Subscribe

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë ketë të diele në raundin e dytë për të zgjedhur presidentin e ri. Në garë janë dy kandidatë: Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski të LSDM-së. Ky i fundit në raundin e parë ne 21 prill, arriti të sigurojë shumicën, por jo fitoren.

 

Sot qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit për emigrantët, të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët. Procesi i votimit mbyllet në orën 19.00 në rreth 3500 qendra votimi në vend dhe 32 jashtë shtetit, dhe në total do të votojnë 1.800 mijë qytetarë me të drejtë vote.

 

Ndërkohë kandidatët për presidentit në vendin fqinj, shfrytëzuan edhe orët e fundit para nisjes së heshtjes zgjedhore.

 

Kandidati I LSDM-së Stevo Pendarovski premtoi anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa rivalja e tij e vuri theksin tek sundimi i ligjit.

 

Por dy rivalët i kane sytë tek votat e shqiptareve të cilët ne raundin e pare mbështeten kandidatin Blerim Reka. Ato konsiderohen vendimtare per te zgjedhur kreun e ri te shtetit.

 

Që zgjedhjet e së dielës të jenë të vlefshme, duhet që pjesëmarrja e elektoratit të jetë të paktën 40%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *