Mediat italiane zbardhen detaje shtese në lidhje me operacionin e zhvilluar në Bari ku u shkatërrua një grup kriminal që merrej kryesisht me trafikun e droges.

Operacioni “Transportuesi 2018”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane, bëri të mundur arrestimin edhe të një shtetas shqiptar, mjaf I kërkuar në vendin tonë.

 

Policia shqiptare në komunikaten për mediat publikoi vetëm inicialeet e të arrestuarit ndërkohe qëe në mediat italiane është bërë publik identiteti I tij I plotë. Bëhet fjalë për 30 vjecarin Emiljano Mustafa me origjine nga Erseka por banues në Durrës.

 

Ndërkohe dy italianet e kapur janë Davide Daddato, Umberto Di Benedetto .

 

Këta tre persona I përkisnin një rrjeti kriminal që merrej me trafik heroine, marijuana dhe kokainë në Itali, Shqipëri dhe disa vende të tjera.

 

Survejimet e grupit nisën në 2017 kur u kapën fillimisht 4 kg heroinë, pastaj në një tjetër episode në 2018 u kapen 100 kg marijuanë e pak më vonë një tjetër sasi prej 20 kg heroine.

 

Në aksionin e vitit 2017 ku u gjeten 17 pako me 4 kg heroinë u zbulua se droga kishte ardhur me traget nga Durrësi.

 

Në të gjitha rastet droga ishte futur nga Shqiperia drejt Barit për tu shitur në disa zona të Italisë së Jugut. Sipas autoriteteve italiane Heroina dhe Hashashi i shitej kalabrezeve ne kembim te marrjes se kokaines prej tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *