E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Heroinë, kokainë dhe 20 mijë euro/ Arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Policia italiane vuri në pranga tre shtetas shqiptarë. Sipas mediave fqinje, të arrestuar janë dy burra dhe një grua, të cilëve u janë gjetur 5 kilogramë heroinë, gjysmë kilogrami kokainë dhe 20,000 euro para të thata.

 

Shqiptarët u arrestuan, pasi oficerët e policisë ndalën për kontroll një makinë të dyshimtë, brenda së cilës gjendej çifti i shqiptarëve.

 

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën 1 kg heroinë dhe më pas në shtëpinë e tyre u sekuestruan edhe 4 kg të tjera heroinë, gjysmë kilogrami kokainë, mbi 20 mijë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë