E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Heroinë dhe kokainë në makinë/ 41-vjeçari bie në pranga

Aksioni i policisë mëngjesin e kësaj të premteje vuri në pranga një 41-vjeçar. Ai po udhëtonte me makinë në momentin që u arrestua.

 

41-vjeçari me inicialet B. M. u prangos sepse brenda në mjet ju gjet lëndë narkotike e tipit heroinë dhe kokainë.

 

Policia e Elbasanit njoftoi se pas kontrollit fizik, si lënda narkotike, ashtu edhe makina u sekuestruan si prova materiale. 41-vjeçari tani duhet të përballet me akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë