E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Heroina e mbuluar me dru/ Kapet i gjashti, grupi e kishte siguruar drogën në Turqi

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për heroinën e sekuestruar të enjten nga policia në Elbasan.

Operacioni i koduar me emrin ‘Kështjella”, që u finalizua me kapjen e mbi 4 kg heroinë, mësohet se ishte përgatitur që prej disa muajsh..

Reklamë

Lënda narkotike u bllokua në aksin Elbasan-Metalurgjik, në një furgon që transportonte lëndë drusore, e që drejtohej nga Gëzim Balla, tashmë i arrestuar.

Gjithashtu në pranga përfunduan edhe Endri Karaj, Haziz Musai, Xhulio Musai dhe Danjel Xhelilaj. Ndërkohë këtë të premte policia arrestoi edhe personin e 6-të, Gazmir Harremi.

Burime bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që kanë të bëjmë me grupin e strukturuar kriminal, grup i cili trafikon drogë edhe në shtetet e tjera.

Heroina vinte nga Turqia, e kaloi në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut për të arritur më pas në Shqipëri. Lënda narkotike kishte si qëllim trafikimin për në Greqi.

Më shumë video

Reklamë