E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Heroina e Hasit/ U kapën vetëm punëtorët, “bosët” në kërkim

Të arrestuarit e policisë në lidhje me laboratorin e heroinës së sekuestruar në fshatin Brenog të Hasit, janë vetëm punonjës dhe transportues të drogës, ndërsa nuk janë kapur ende poseduesit, pritësit dhe financuesit e trafikut.

 

Burime pranë policisë bëjnë me dije për Vizion Plus se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se bosët e kësaj organizate janë disa shtetas të huaj, gjerman, si dhe shqiptarë nga Kosova.

 

Reklamë

Që prej mbrëmjes të së enjtes, qindra forca policie, nga reparti RENEA, FNSH dhe agjentë të DEA-s amerikane rrethuan fshatin Brenog.

Në momentin e ndërhyrjes në laborator u arrestuan 5 persona, për të cilët burimet shprehen se janë punonjës dhe transportues të drogës që prodhohej pikërisht në këtë vend.

Sipas burimeve, numri i të prangosurve është më i lartë, por për shkak të operacionit, i cili është ende në vijim, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.

 

Deri më tani, në pranga kanë përfunduar Mustaf Shuti, djali i tij Xhevit Shuti, si dhe nipi 15 vjeçar.

I arrestuar është edhe punonjësi i zjarrëfikëses në Kukës, Flamur Çela, si dhe një tjetër person me inicialet V.B.

Brenda në magazinën e ndodhur mes pemëve dhe disa banesave të fshatit u sekuestruan më shumë se 100 kilogram heroinë e opium, e cila ishte paketuar dhe e futur në valixhe e kuti kartoni, gati për t’u hedhur në treg.

 

Ndërkohë, që në kërkim janë të paktën 5 persona të tjerë, të identifikuar nga policia.

Më shumë video

Reklamë