Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me...

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro,...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i...

Cili ishte roli i Rusisë në krizën me emigrantët...

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane për Ukrainën

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në flakë (VIDEO)

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë...

Hermesi serb dhe mesazhet e kancelares gjermane

Nga Deutsche Welle
16 Mars 12:13

Aleksandar Vuçiçi e ka zëvendësuar të mërkurën Donald Trumpin! Pasi kancelarja Angela Merkel, për shkak të motit të keq, nuk ishte në gjendje të udhëtojë në SHBA për takim me Presidentin amerikan, ajo u kujtua se të premten kishte një takim me Vuçiçin, i cili erdhi me shpejtësi në Berlin.

 

Pasi gazetarët nuk u lejuan të bëjnë pyetje në paraqitjet e Merkelit dhe Vuçiçit, në opinion doli vetëm fotografia dhe deklarata për shtyp e përgatitur më parë. Në radhë janë zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shtator dhe zgjedhjet presidenciale serbe në prill. Ndaj askush nuk do t’u lërë hapësirë të tepërt gazetarëve të “pasjellshëm”.

 

Kancelarja gjermane si nikoqire e mirë e ka lavdëruar Vuçiçin për politikën e tij ndaj refugjatëve, që është edhe tema më e rëndësishme gjermane në zgjedhjet e ardhshme. Mesazhi që nuk u tha, por nënkuptohet, është që gjërat të mbahen nën kontroll në “itinerarin Ballkanik” për refugjatët.

 

Pikërisht kriza e refugjatëve dhe aspekti humanitar i kancelares, si dhe deklarata e saj „Wir schaffen das” (Do t’ia dalim mbanë), ka qenë një prej shkaqeve kryesore për bashkimin e forcave të djathta ksenofobe në Gjermani.

 

Aleksandar Vuçiçi nuk e lëshoi këtë rast pa dhënë ndonjë deklaratë epiko-lirike. Ashtu siç kanë dëshirë të dëgjojnë votuesit e tij. Të gjitha i kemi: stabilitetin poltiik në një kuadër të vështirë, stabilitetin ekonomik, investimet gjermane. Për të mos mbetur të gjitha vetëm tek frazat boshe, Vuçiçi bëri edhe diçka publike – jo me fjalë por me qëndrimin e tij. Në Gjermani ekziston shprehja: toni bën muzikën! Me fjalë të tjera, deklaratat dhe qëndrimet mund të kuptohen edhe nga mënyra se si i thua.

 

Paraqitja e Vuçiçit në Berlin ishte me tone intime dhe servile. Pas takimit për mediat serbe tha se kancelarja i ka thënë “saktë se çfarë duhet t’i thotë Komisionerit për zgjerimin e BE, Johannes Hahn”. E unë u përgjigja: “Mos ki frikë, do t’ia them”.

 

Ky lloj simulimi i miqësisë së madhe i takon kohës moderne të inskenimit në mediat sociale. Nëse analizojmë fotografinë, shohim se politikania më e fuqishme evropiane Angela Merkel i ofron fansit të saj nga Ballkani një pamje të mirëbesimit në ballkonin e Zyrës së Kanclerarisë dhe ai në Sarajevë duhet t’ia dërgojë Hahnit mesazhin e saj.

 

Aleksandri paraqitet Hermes

 

Autostilizimi i tillë i Vuçiçit ka një kallëp të mitologjisë greke. Aleksandri paraqitet si një Hermes, zoti i postës, i cili në qiell dhe në tokë sjellë vendimet e zotit kryesor – Zeusit. Ndërkohë që Hermesi serb nuk tha se çfarë do t’i thotë Hahnit në emër të Merkelit.

 

Kryeministri me ambicie të bëhet President i Serbisë natyrisht që nuk harroi të thotë se është një nder i madh që me kancelaren ka biseduar dy orë jashtë protokolit. Në këtë mënyrë ai sugjeron se është nën ombrellën personale të saj. Kjo deklaratë ka për dedikim opinioinin e brendshëm në Serbi. Kryeministri ka ndërtuar një raport aq të mirë me Berlinin, sa që çdokush tjetër vetëm se mund ta prishë atë.

 

Keqpërdorimi i postit të kryeministrit për fushatë parazgjedhore nuk është asgjë e re. Analistët gjermanë në rastet e tilla flasin për “një bonus të kancelarit”. Pra për përparësitë që ka dikush kur mban ndonjë post zyrtar dhe për qasjen që ka tek mediat. Por për dallim prej Serbisë, në Gjermani nuk ndodh që kancelarja të dalë 3 -10 herë më shumë në media se kundërkadidati i saj. Vuçiçi ka përveç “bonusit” edhe mungesën e edukatës së përhapur si damarët e gjakut në të gjithë Serbinë.

 

Vuçiçit nuk i intereson fakti që asnjë media serioze në Gjermani nuk e ka regjistruar në veçanti vizitën. Gazetarët gjermanë ishin të interesuar nëse kancalarja do të reagojë për zhvillimet në Turqi. Vuçiçi në Gjermani nuk ka arritur të futet as në fusnota të mediave. Por në Serbi është bërë Hermesi dhe personi intim i Merkelit. Të gjitha sipas planeve të menduara mirë.

 

E në Sarajevë Vuçiçi shkon përkundër paralajmërimeve të Daçiit se atje mund të përsëriten sulmet e ngjashme si në Srebrenicë. Edhe këtu Vuçiçi dhe Daçiçi luajnë mirë lojën e “policit të keq dhe policit të mirë”. Daçiçi thotë mos shko, ndërsa Vuçiçi thotë se nuk ka frikë dhe se do të shkojë me guxim në qytetin e Sarajevës, të cilin dikur e ka shikuar vetëm nga perspektiva e Pales (qendra serbe prej nga është granatuar Sarajeva me vite të tëra). Për t’ia dërguar mesazhet Hahnit!

 

Por parë nga perspektiva mitologjike: kryeministri me ambicie të bëhet president duhet të dij se Hermesi nuk është vetëm i deleguari i Zeusit dhe Zot i udhëtarëve, tregtarëve dhe barinjve. Por edhe mbrojtës i magjive dhe hajdutëve.

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Angela Merkel Gjermani

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:43

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis...

4:41

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit,...

4:32

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

4:27

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

4:15

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8...

3:13

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet...

2:56

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH:...

2:53

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i...

2:47

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë,...

2:20

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle...

2:19

Cili ishte roli i Rusisë në krizën...

2:17

Zjarr në Elbasan, digjet një sipërfaqe e...

2:13

Zbardhet konflikti me armë në Tiranë, policia...

2:03

Arrestohet 21-vjeçari i armatosur në Elbasan, sekuestrohet...

2:02

Ktheheni nga pushimet të lodhur? Ja pse...

1:54

Aksident në Poliçan, makina del nga rruga,...

1:52

A po rikthehet çifti legjendar i “Karadayı”?

1:14

“Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën...

1:06

Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën:...

12:49

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.