Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sërish në 10 nëntor në Ohër për të diskutuar për mini-Shengenin.

 

Nga forumi Zhvillimi i Qendrueshëm Urban, Rama tha se nisma do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se synonë ta kthejë rajonin në një zonë bashkëpunimi mes vendeve në të gjitha fushat.

 

“Përpara disa javësh ne bënë një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në funksin të hapjes së një faqeje të re në historinë e rajonit, bazuar në 4 liritë e BE. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Një nismë gjithëpërfshirëse që do të shkojë më tutje me takimin e Ohrit në 10 nëntor ku janë të ftuar të gjithë liderët e rajonit dhe jo vetëm kaq, por edhe protagonistë të tjerë partnerë ndërkombëtarë në procesin e transformimit të kësaj hapësire ku jetojmë nga një zonë konflikti në një hapësirë bashkëpunimi. Turizmi është me rëndësi të veçantë që në aspektin e zhvillimit të mëtejshëm si një nga burimet më të rëndësishme dhe potencialet më të mëdha të rritjes ekonomike të vendeve tona ne të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi. Në këtë drejtim ne shikojmë me shumë rëndësi krijimin e një hapësire lirie të plotë edhe për rritjen e numrit të turistëve kinezë që vizitojnë vendin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *