Subscribe

Barrierat e tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë mbeten të larta çka e ka frenuar import-eksportin mes dy vendeve. Në bazë një studimi të kryer, rezulton se vetëm tarifat e shërbimit, pa përfshirë këtu taksa apo tatime, arrijnë në 210 euro për një kalim. Për kreun e shoqatës së eksportuesve Alban Zusi kosto të tilla kanë frenuar tregtinë nga bizneset e vogla dhe të mesme.

 

Na ka rezultuar se pa përfshirë TVSh, tatim fitimi, taksë doganore etj, por vetëm kosto certifikate, parkimi kamioni, tarifë koncesioni kosto arrin në 210 euro një kamion, pra për një kalim. Imagjinoni për një ngarkesë me 20 mije euro mall një tarifë e tillë nuk përbën problem,  por për bizneset e vogla dhe të mesme që duan të eksportojnë drejt Kosovës një sasi me vlerë 500 euro, kostoja prej 210 eurosh është relativisht e lartë dhe e papërballueshme.-thotë Zusi.

 

Në këtë situatë, vijon më tej Zusi efekti ka qenë ose stimulimi i kontrabandës ose frenimi i tregtisë.

 

Por barriera tilla janë problem edhe për bizneset e mëdha që kryejnë import-eksport të produkteve me afat skandence të ulët. Mallra tillë nuk mund të eksportohen në vlera të mëdha. Ndaj për biznesin, heqja e tarifave doganore mes dy vendeve për biznesin vlerësohet si lajmi më i mirë ekonomik i viteve të fundit.

 

Biznesi kërkon që marrëveshja e arritur mes dy vendeve për lehtësimin e tregtisë të mos vonojë për të hyjë në fuqi sa më parë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *