Ministri Lleshaj ka sqaruar nëpërmjet një statusi në facebook, lajmet e qarkulluara në mediat online dhe rrjetet sociale për largimin nga puna të gjithë policeve që janë mbi 55 vjec.

Lleshaj tregoi në detaj projektligjin për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë, në rastet e lirimit para mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë.

Ata persona që do të duhet të largohen nga radhët e Policisë për arsye të moshës dhe të pamundësisë fizike, për të shërbyer në struktura ku kërkohet edhe kondicion i lartë fizik do të mund të trajtohen me:

1) 50% të pagës neto në momentin e largimit;

2) Përfitimet që u njihen me legjislacionin për pensionet e parakohshme në Policinë e Shtetit.

Në trajtë kumulative, praktikisht ata do të vijojnë të trajtohen afërsisht me të njëjtën pagë, sikur të ishin në shërbim aktiv në radhët e Policisë. Dhe pikërisht për këtë arsye, atyre mund t’u kërkohet që të jenë në dispozicion për të shërbyer në funksion të Policisë së Shtetit deri në 700 orë pune në vit.

Ministri i Brendshëm thotë se ky është një hap historik, prej të cilit nuk preket asgjë nga trajtimi i punonjësve të Policisë së Shtetit.

Së shpejti qeveria do të miratojë një hap tjetër reformues, i cili do të hapë rrugë për transferimin e punonjësve të Policisë edhe në poste pune brenda administratës shtetërore, kur plotësojnë kriteret përkatëse të arsimimit. Kjo do të hapë një tjetër mundësi për vijimin e karrierës për punojësit e Policisë së Shtetit në radhët e administratës shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *