E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Heq shijen e ‘ilaçit’ të COVID”/ Shkarkohet ministri që porositi 2 mln dollarë lëpirëse për fëmijët

Ministri i Arsimit në Madagaskar, Rijasoa Andriamanana u shkarkua nga detyra, pasi planifikoi të porosiste 2 milionë dollarë lëpirëse për nxënësit e shkollave.

Ai deklaroi se duhet t’i shpërndaheshin çdo nxënësi nga tre lëpirëse, me qëllim për të hequr shijen e hidhur të një ‘ilaçi’ të patestuar që përdorej kundër koronvirusit. Por palni dështoi për shkak të presidentit Andry Rajeolina, i cili po promovon lëngun tonik “Covid-Organics”për të kuruar koronavirusin, shkruan CNN.

Shumë vende të Afrikës vijojnë të importojnë këtë “ilaç”, duke besuar se mund të ndihmojë në luftimin e koronavirusit, edhe pse OBSH ka paralajmëruar se ende nuk është gjetur një kurë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë