Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj gjykatësit dhe përmbaruesit në Sarandë, të cilët kanë hequr masën dhe vulën e bllokimit të dyqanit dhe punishtes së mishit të shtetasit Arben Haki Mehmeti, i cili u mbyll nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit Vlorë.

 

Sipas AKU ky shtetas tregtonte produkte që ishin jashtë skadencës.

 

Ndërkohë në reagimin e tij Braçe ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Ushqimit të njoftojë çdo institucion që merret me veprimtarinë e gjykatësve.

 

“Zoti gjykates,

A i ha ti keto fileto pule?

Zoti permbarues,

I ha ti keto fruta deti?

Po femijeve tuaj,

A ua jepni per ti ngrene?

Nese jo,

Pse duhet ti hane femijet e njerezve te zakonshem te ketij vendi?

Ne date 25 korrik,

AKU VLORE, ka bllokuar ne Sarande ne dyqanin e punishten e mishit te shtetasit Arben Haki Mehmeti keto produkte:

  1. Fileto pule 1560 kg me date skadance 27. 03. 2019;
  2. Mix fruta deti 640 kg me date skadence 20. 10. 2018;
  3. Fileto pangasio 1120 kg me date skadence 10. 11. 2018;
  4. Pite elviart 1500 cope me date skadence 8. 03. 2019;
  5. Patate brasili 100 kg me date skandence 30. 09. 2015;
  6. Fileto pule 564 kg me date skadence 2. 01. 2019;
  7. Fileto pule Pechugan 720 kg me date skadence 18. 11. 2018;
  8. Kofshe derri Seara 540 kg ma date skadence 20. 07. 2019;
  9. Shpatull deri 100 kg e paambalazhuar e pa etiketuar, dhjam deri po ashtu 500 kg etj etj gati 7 tone produkte te tilla!

Aku ka bllokuar te gjitha keto produkte, dyqanin dhe punishten e sallamit!

Me date 31 korrik, gjykatesi Elidon Papazisi ka hequr masen e bllokimit dhe permbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-ne ka qene ne punishte dhe ka hequr te gjitha vulat e bllokimit!

A keni turp gjykates e permbarues bashke?! Thoni ne vendim duke e justifikuar ate se po mbroni interesin publik;

Jeni cmendur apo cfare?

Cili eshte interesi publik,

te hash pula te skaduara?

Apo te hash sallam prej tyre?

Aku dje ka riinspektuar dhe ka bllokuar serish cdo gje!

Nderkohe i kam kerkuar AKU te njoftoje cdo institucion qe merret me veprimtarine e gjykatesve, perfshire KLGj e ONM.

Po ashtu i kam kerkuar AKU te vleresoje procedurat e ndjekura nga permbaruesi e nese sheh veper penale ta kallezoje. Boll me!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *