E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 30 minuta më parë
Video · Sociale

Helmohen vajzat në fabrikë, 11 punonjëse në spital

Duhet të ishte një ditë normale pune, por nuk ka qenë e tillë për këto vajza e gra. 11 punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Budull të Fushë-Krujës u dërguan me urgjencë sot ne mëngjes në spital për ndihmë mjekësore, pasi shfaqën probleme shëndetësore gjatë punës. Ato dyshohet se janë helmuar në fasoneri.

 

Mjeku Kastriot Mustafa thotë se vajzat kishin vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh dhe të vjella. Por vajzat tregojnë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një ditë më parë. Mjekimi i 11 vajzave dhe grave ka zënë në befasi edhe spitalin. Disa prej tyre janë detyruar të qëndrojnë në të njëjtin krevat.

 

Reklamë

Policia dyshon se problemet u shkaktuan nga aspirimi jo i mirë dhe lëndët kimike që përdoren në industrinë fasone. Ndërkohë që një ekip specialistësh nga Tirana, pritet të përcaktojë shkaqet e helmimit. Në fabrikë punojnë mbi 200 punonjëse, por të tjerat përveç atyre që u paraqitën në spital, nuk kanë probleme.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë