Subscribe

Ngritja e dyshimeve për një akt të qëllimshëm helmimi masiv në Deçan të Kosovës nga serbët, solli reagimin e menjëhershëm të presidentit Aleksandër Vuçiç.

 

Në pamjet e publikuara nga mediat kosovare, shfaqeshin dy të rinj serbë të filmuar nga kamerat e sigurisë së një restoranti pranë pusetave të ujit në Deçan të Kosovës.

 

Pamjet u shpërndanë nga pronari i një lokali që ndodhet 500 metra larg nga pusetat e ujit. Ai tha se dy serbët kishin sjellje të çuditshme e të dyshimtë, dhe për këtë arsye ai kishte njoftuar Policinë dhe iu kishte dërguar pamjet për t’i identifikuar ata.

 

“E kemi analizën e lëvizjes së veturës me targa të Novi-Sadit, nuk ishte as 500 metra afër burimit të ujit. Po presim të shohim se çfarë do të thonë ne lidhje me kete. Prishtina e Sarajeva akuzojnë gjithmonë Serbinë se qëndron pas gjithçkaje. Eshtë e qartë për ju se ne çfarë lloj presioni jemi dhe sa me përgjegjësi dhe seriozitet duhet të veprojmë”, tha Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *