Subscribe

Përveç temperaturave të larta, stina e verës shoqërohet me zjarre të shumta në zonat malore. Nuk janë të pakta rastet kur ndërhyrja për shkak të terrenit vështirësohet.

 

Për të reduktuar sa më shumë dëmet ministria e mbrojtje ka vënë në dispozicion të 61 bashkive helikopterëve Cougar. Ky është një nga mjetet që do të përdoret për shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve në terrene të vështira.

 

Olta Xhaçka: “Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2 mijë e 500 litrash uji. Ky kapacitet në fakt është 12 herë më im madh sesa përpjekjet e shkuara po kapacitet e shkuara që nuk kanë qenë tonat por i kemi nënkontraktuar për të adresuar problemin e shuarjes së zjarreve. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.”.

 

Xhaçka kërkoi angazhim dhe bashkëpunim edhe nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti, që duhet të ketë fonde për emergjencat civile.

 

“Pak, për të mos thënë shumë pak, nga 61 bashki në rang territori, kanë vënë në dispozicion për emergjencat 3% të buxhetit të tyre vjetor, siç parashikon ligji. Rezulton se gjatë përballjes së situatave të kaluara, strukturat lokale nuk kishin të përcaktuar drejtuesin e operacionit, siç e parashikon ligji aktual”.

 

Ministrja Xhaçka e cilësoi ligjin e ri të emergjencave civile si një reformë të mirëfilltë ligjore, administrative por edhe operacionale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *