E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Hekurudha Tiranë-Durrës, BE jep 35.4 mln euro

Bashkimi Europian do të financojë rehabilitimin e hekurudhës Tiranë Durrës me degëzim në Rinas në shumën 35, 4 milion euro. Financimi është pjesë e fondit të përbashkët europian të Ballkanit perëndimor.

 

Marrëveshja për këtë grant është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit Christian Danielson, ai i BERZH-it në Tiranë Matteo Colangeli. Kostoja totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë EUR.

 

Granti i akorduar këtë të mërkurë është në shumën prej 35,435,000 Euro. Pjesa tjetër e financimit është përmes një kredie nga BERZH në shumën 36.8 milion euro dhe 16 milion euro financohen nga qeveria shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë