Hedhja në erë e lokalit në Shkodër, deri tani 6 të shoqëruar, ja dyshimet e para
Gjashtë persona janë shoqëruar në polici lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Shkodër.Ata po merren në pyetje nga hetuesit ndërsa mësohet se mes tyre është dhe djali i pronares së lokalit, Aleksandër Foleta.
I riu është shoqëruar pasi në gusht të këtij viti plagosi me thikë dy persona pas një konflikti. Por edhe pse u arrestua nga uniformat blu, ai u lirua sërish pasi dy të plagosurit nuk bën denoncim për ngjarjen.
Policia po e lidh shpërthimin me një hakmarrje të mundshme ndaj të riut, ndonëse pronarja 46-vjeçare e lokalit, Hana Foleta ka mohuar para hetuesve që të ketë konflikte me persona të tjerë.
Ndërkohë në pyetje janë marrë dhe dy personat me të cilët i riu ka patur konfliktin.
Shpërthimi me tritol ndodhi në lagjen “Tom Kola” rreth orës 20:50. Si rrjedhojë u shkaktuan vetëm dëme të shumta materiale, ndërsa nuk pati persona të lënduar pasi lokali ishte mbyllur.




