Hedhin kokainën nga makina gjat ndjekjes, pranga dy të rinjve shqiptarë

Policia italiane ka ndjekur me makine dy shqiptare në Savona pasi I kishte pikasur ata duke shitur drogë.
Pas ndjekjes, dy të rinjte nga Shqipëria të cilët lëviznin me një makine tip Ford Fiesta janë bllokuar dhe prangosur nga forcat e rendit.
Fillimisht pas ndalimit të makinës, dy të rinjte kanë bërë rezistence duke tentuar të godasin policët, por janë bllokuar.
Në ecje e siper me shpejtësi me makinë, shqiptaret të dy nga 20 vjec duke përfituar edhe nga errësira kanë hedhur dozat e kokainës dhe nje peshore për drogën.
Mirëpo policia ka arritur ti gjeje për ti përdorur si prove materiale ndaj dy shqiptarëve shqiptarë të cilët kishin kohe që mbaheshin nën vëzhgim pas informacioneve se shpërndanin droge, kryesisht kokainë në disa zona të Savonës.




