E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Vendi

HEC-i në Zall-Gjoçaj, Gjykata Administrative rrëzon banorët

Këtë të Mërkurë në gjykatën administrative të Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore mes banorëve të fshatit Zall-Gjoçaj e tre fshatrave të tjerë si dhe firmës e cila ka nisur punën për marrjen me tubacione të ujit të zallit të Melthit.

 

Seanca gjyqësore u zhvillua mes tensioneve ndërsa në sallë janë lejuar vetëm firmëtarët e padisë, ndërsa banorët kanë pritur me protestë jashtë vendimin.

 

Reklamë

Përfaqësuesit e banorëve të fshatrave që kundërshtojnë marrjen e ujit të zallit të Melthit nuk kanë arritur ta bindin gjyqtarin e çështjes që të vendosë në favor të tyre, duke i dhënë të drejtë firmës për të vijuar punimet.

 

Por me gjithë këtë vendim, banorët tregojnë vendosmëri që nuk do të lejojnë me asnjë çmim marrjen e ujit të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë