Kandidati për deputet i LSI në Tiranë, Edmond Haxhinasto renditi arsye pse qytetarët duhet të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim të dielën.

 

Nga studioja e “7 pa 5” në “Vizion Plus” me gazetarin Thimi Samarxhiu, Haxhinasto deklaroi i bindur se LSI do të “thithë” votat e të pakënaqurve nga PS. Sipas tij, LSI është një parti që merret me gjëra konkrete dhe jep zgjidhje për problemet e qytetarëve.

 

“Thyerja e herësit nuk ka rëndësi në gjykimin tim, e rëndësishme është që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre pë rata persona që ata gjykojnë që e kanë kontributin, aftësinë, integritetin për të përfaqësuar ata. LSI është një forcë ambicioze, hyn gjithmonë për të arritur maksimumin e rezultatit, duke patur parasysh faktorin e pakënaqësisë, ne do të kapitalizojmë një pjesë të konsiderueshme të kësaj pakënaqësie me ofertën e saj, që është shumë e realizueshme. Qytetarët  duhet të votojnë numrin 6 sepse është një forcë politike që ka kujdesin ndaj njerëzve, nuk është fluturake, është një forcë politike shumë konkrete, merret me gjërat konkrete, zgjidhje konkrete. Drejtpërdrejt atakon problemet e mëdha që ka vendi.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *