E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Haxhinasto reagon për akuzat

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto reagoi lidhur me verifikimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për abuzimet në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ai tha se nuk shqetësohet as për hetimet dhe as për verifikimet, ndërsa shtoi se koha e gjyqeve politike ka ikur.

 

“S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë.”

 

Reklamë

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e arrestit me burg për ish-kreun e autoritetit të rrugëve Dashamir Xhika, si dhe ish-drejtorët e njësisë së menaxhimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qorduka e Albens Alite. Kjo prokurori lëshoi fletëarrest për Xhikën ditën që ai ishte përballë gjykatës së Elbasanit për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar. Në këtë seancë mori pjesë dhe ish ministri i transporteve.

 

Njohja me masën e sigurimit për ish zyrtarët pritet të bëhet mëngjesin e së mërkurës ndërkohë që dy dosjet e abuzimit me tenderat për Elbasan-Gjinar e autostradën Tiranë-Elbasan do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më shumë video

Reklamë