Raporti më i fundit i FMN-së për Shqipërinë, konfirmon një rritje ekonomike prej 4.2% për vitin 2018. Ndërsa në të njëjtin raport bëhet edhe paralajmërimi në lidhje me rrezikun që na vjen nga kontratat e PPP-ve.

 

Ndërkohë ky është një rrezik që opozita e ka nënvizuar prej kohësh, madje duke e denoncuar qeverinë se me këto formula ekonomike, nuk bën gjë tjetër veçse grabit pasuritë kombëtare në përfitim të një grushti oligarkësh.

 

Nga ana tjetër qeveria i mohon akuzat dhe debati vijon pra, siç ndodh rregullisht, qeveria dhe opozita i bëjnë lexime të ndryshme përfundimeve të raporteve te institucioneve ndërkombetare.

 

Për të diskutuar më shumë në lidhje me raportin më të fundit të FMN, nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus, zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave Elton Haxhi.

 

Në fjalën e tij zv-ministri Haxhi ka thënë se Shqipëria është vendi kryesues në rajon për rritjen ekonomike dhe vazhdon të mbetet e fortë dhe parashikimet për një periudhë afatmesme janë pozitive duke ruajtur trendin e rritjes i cili luhatet rreth 4%.

 

Raporti i FMN konfirmon 4.2 % rritjen ekonomike, cilët kanë qenë sektorët që kanë ecur më shumë dhe kanë sjellë këtë rritje?

 

Padyshim që ka disa sektorë që kanë kontribuar më shumë se të tjerët, nga statistikat e fundit kryeson eskporti i cili jep një kontribut të rëndësishëm, turiszmi dhe investimet në infrastrukturë. Tek eksportet zërat kryesorë janë bujqësia, energjia dhe shërbimet.

 

Nëse do të shohim më gjërë në rajon, me cilin vend mund të krahasohemi për nga rritjes ekonomike?

 

Ne kryesojmë në rajon për rritjen ekonomike kjo ka qenë evidentuar edhe në raportet e mëparshmëve të parashikimeve që ka bërë edhe Banka Botërore. Ne jemi afër me Serbinë dhe Kosovën por jemi lehtësisht më lart se këto, ajo që vlen të theksohet është se rritja e Shqipërisë vazhdon të mbetet e fortë dhe parashikimet për një periudhë afatmesme janë pozitive duke ruajtur trendin e rritjes i cili luhatet rreth 4%.

 

Ky është leximi që i bën FMN-ja dhe qeveria, sigurisht i nënvizon treguesit pozitivë, opozita bën një lexim ndryshe. FMN-ja arrin në konkluzionin se borxhi publik është në nivelin 68.6 % nga 70 % që kishte parashikuar, por ajo evidenton se ka një borxh të akumuluar ndaj kompanive 200 mln euro të prapambetura. Pse janë krijuar këto detyrime?

 

200 mln nuk është i gjithi ndaj kompanive një pjes është ndaj tyre dhe një pjes ka lidhje me procese gjyqësore apo me vendime gjykate, të paekzekutuar të cilat janë akumuluar ndër vite dhe vijnë edhe si pasojë e shkeljes së procedurave administrative nga paraardhësit apo edhe nga administrata aktuale.

 

Por nuk është borxh i vogël, edhe pse qeveria e majtë denoncimi i parë që i bëri qeverisë paraardhëse ishte borxhi i madh prej 720 mln euro.

 

Po ta krahasojmë me këtë borxh është e dukshme diferenca, por gjithsesi qeveria ka një plan strategjik dhe një plan për adresimin që në 2014 për detyrimet e prapambetura. Nga ky 200 mln mos të harrojmë se 70 mln mos të harrojmë që lidhen me pushtetin vendor, është borxh i akumuluar nga ato dhe i takon bashkive të adresojnë shlyerjen e këtij borxhi. Një pjesë e rëndësishme e këtij borxhi ka lidhje me TVSH e prapambetur dhe gjithashtu ka edhe një pjesë të vogël që lidhet me borxhin me kontraktorët në fushën e investimeve.

 

Kritik tjetër e raportit për performancën e qeverisë është se ka ndryshime të shpeshta të politikave apo të vendimeve që lidhen me taksat, pra në sektorin fiskal dhe sugjerohet të mos aplikohen përjashtime nga taksat për turizmin, agroturizmin etj. A ka ndërmend të reagojë qeveria në lidhje me këtë?

 

Nuk do të thosha se raporti ekzaktësisht sugjeron që të mos aplikohen këto taksa, raporti rekomandon që qeveria apo administrata tatimore duhet të përmirësojë performancën duke rritur të ardhurat që vijnë nga mirë administrimi. Sipas FMN-së dhe sipas nesh lehtësimi nga barra fiskale e biznesit në tërësi duke dhënë insentiva në sektorë prioritar, si turizmi agroturizmi dhe bujqësia ka dhënë një efekt në uljen e të ardhurave që ne mendojmë se do ta kompesojmë me mënyrën e administrimit. Këtë FMN –ja e shikon si rrisk që qeveria dhe organi tatimor duhet të respektojë këtë plan mirëadministrimi që të arrijë nivelin e parashikuar të të ardhurave.

 

Kritikat e fortat që është lidhur me PPP, qeveria duket se edhe vetë po tërhiqet më në fund por pasi i ka dhënë një pjesë të madhe të koncesione dhe nisma të tilla që duket sikur mbaroi punë dhe tashmë thotë stop.

 

Në fakt ka një rrisk fiskal që është kuantifikuar në çdo PP që është dhënë në çdo rast që kemi nënshkruar një kontratë PPP, ka qenë një detyrim identifikimi i rrisqeve diskale që lidhen me atë kontratë qeveria ka reaguar duke sjellë një ligj të ri për këtë lloj aktiviteti, që do ti kufizojë këto PPP vetëm në disa sektorë të caktuar dhe do ti ndalojë në sektorët e tjerë. Nuk e shpikëm ne PPP por e gjetëm, gjithsesi raporti përshëndet angazhimin më të madh të ministrisë së Financave në ligjin e ri si kontrollues dhe monitorues të këtyre PPP-ve edhe nëse do të vijojnë nëse disa sektorë specifik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *