E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Haxhi Giu kërkon lirinë

Te vetmet gjyqe qe u zhvilluan sot ishin ato te masave te sigurisë dhe ish-prokurori i Krujës Haxhiu Giu nuk e humbi rastin për te kërkuar lirinë. Ne Gjykatën e Krimeve te Renda, avokati i tij pretendoi se Giu është sëmure dhe ndodhet ne spitalin e burgut. Ai kërkoi ndryshimin e masës nga arresti me burg ne detyrim paraqitjeje. Por gjykata, nuk u bind, duke urdhëruar ekzaminimin shëndetësor për Giun. Aktualisht, ish-prokurori i akuzuar per mitmarrje, ndodhet i shtruar në spitalin e burgut, ku ka pasur probleme kardiake. Prokurori Giu dyshohet se i kishte kërkuar një të dënuari 29 mijë euro për t’i ndryshuar akuzën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë