E diel, 22 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik”, tifozët kuqezi mesazh të fortë para sfidës me Serbinë

Sfida me Serbinë ka bërë që rrugët e Tiranës të mbulohen të gjtiha nga simbolet kuqezi. Një sfidë mjaft e rëndësishme jo vetëm për kualifikimin në Kupën e Botës, por edhe për nga historia, për shkak të marrdhënieve të tensionuara në të shkuarën.

Tifozët kuqezinj kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të dhënë mesazhet e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.

‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, shkruhet në një parullë të vendosur te Piramida, në qendër të Tiranës.

Kujtojmë që ndeshja e sotme është bojkotuar nga shumë tifozë të zjarrtë të kombëtares për ta ndjekur atë në stadium, për shkak të pakënaqësive që kanë patur me FSHF.

Vazhdo të lexosh

Reklamë