E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hasmëri brenda familjes në Klos/ Frika per hakmarrje ndan edhe varrezat

Për shkak të frikës së hakmarrjes, ceremonia mortoreve e Sali, Flogert dhe Kujtim Dakucit qe u vrane nje dite me pare ne fshatin Xiber te Klosit, do të bëhet e ndarë.

 

Mësohet se Kujtimi dhe Flogerti, babe e bir, do te varrosen në Tiranë. Ndersa Sali Dakuci, autori i masakres, do të varroset  në fshatin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

 

Reklamë

Gjatë gjithë natës banesat e dy vellezerve janë ruajtur nga policia, për të shamgur ndonjë tragjedi tjetër.

 

Krimi i trefishte ndodhi mesditën e së martës.

 

Kur Sali  Dakuci qëlloi me armë mbi vëllain dhe nipin e tij.

 

Pas krimit, agresori qëlloi edhe veten, duke humbur jetën menjëherë.

 

Shkak për këtë ngjarje të rëndë u bë një gardh ndarës mes tokave të dy vëllezëve Dakuci.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë