E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hasani në “Forumin e Evropës” në Salzburg: Integrimi evropian, jo vetëm destinacion por forcim i shtetit ligjor

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në “Forumin e Evropës” në Salzburg.

Gjatë fjalës së tij, Hasani theksoi se procesi i integrimit evropian për Shqipërinë nuk është thjesht një destinacion politik, por një transformim gjithëpërfshirës që konsolidon shtetin ligjor dhe forcon institucionet.

Reklamë

Ai nënvizoi se hapja e 28 kapitujve negociues brenda më pak se një viti tregon vendosmërinë e vendit për t’u anëtarësuar në BE.

“Në Forumin e Evropës në Salzburg theksova: Rëndësia e integrimit evropian për Shqipërinë nuk është vetëm destinacioni i bashkimit të shumëpritur me familjen evropiane, por një transformim shumë-dimensional, përfshirë mbi të gjitha forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e shtetit ligjor.

Reklamë

Shqipëria hapi 28 nga 33 kapitujt brenda më pak se një viti — një arritje që tregon fuqinë e vendosmërisë dhe përkushtimit tonë ndaj këtij procesi. Tani ky ritëm duhet të mbahet nga të dyja palët: thellimi i reformave në vend dhe vazhdimësia e angazhimit në Bruksel, sepse zgjerimi nuk është vetëm projekt strategjik i Shqipërisë, por edhe i Evropës”, shkruan Hasani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë