Subscribe

Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi nga Tirana i kanë bërë aspel Serbisë që të hetojë sulmin kriminal në Banjskë dhe autorët të dalin para drejtësisë.

 

Ministri Hasani tha se se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar, e cila duhet të jetë në nivel ndërkombëtar.

 

Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist, tha Hasani, sidomos në situatën e tanishme ku dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes.

 

Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terr kriminal në veri që kushdo që do mbante këtë detyre do reagonte. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni me BE dhe SHBA. Ne kemi deklaruara dhe kërkuar publikisht dhe zyrtarisht se formati duhet ngritur në nivelin e një konference me planin franko gjerman si udhërrëfyes,. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist. Sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha Hasani.

 

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe komisioneri Varhelyi, ku deklaaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut.

 

Varhelyi tha se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.

 

‘Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje.’- tha Varhelyi.

 

Nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *