Edith Harxhi nga “Grupimi për PD”, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar tek qyteti Studenti për 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

 

Gjatë fjalës së saj, Harxhi është shprehur se në atë kohë nuk e kishin menduar se sot pas 31 vitesh do të luftonin për një opozitë të fortë. Ajo iu ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të patur një opozitë të vërtetë.

 

“Pas 30 vitesh, kemi harruar memorien, kujtesa nuk ekziston më.
Dje kam vizituar me dhimbje, muzeun e kujtesës në Shkodër, ku janë dhunuar e vrarë qindra etër.
Komunizmi ka rrënjë të thella. Nuk e kishim menduar që tani pas 30 vitesh do të luftonim për një opozitë të fortë.

 

Atëherë nuk e dinim se çfarë është opozita, ndërsa sot luftojmë për të. Në librat tonë të historisë nuk ka asgjë për krimet e komunizmit, ose ka shumë pak.
Komunizmi është pushtimi më i rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë.Ne do të ngrejmë një opozitë me vlera konservatore, si liria e njeriut. E kjo ishte dhe ideali ynë, atëherë kur u futëm në grevë.
Pikërisht në këtë ditë, pas 30 vitesh i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, bashkohuni me opozitën e vërtetë’, tha Edith Harxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *