Avokatët e Dhomës së Avokatisë në Korçë, kanë shpallur ditën e sotme bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore.

 

Përjashtim bëjnë vetëm masat e sigurisë, që sipas tyre kanë vendosur të rikthehen pas dy ditësh bojkoti për të mos krijuar kolaps në sistemin gjyqësor. Një gjë e tillë është bërë me dije nga zv.kryetari i dhomës së avokatisë së Korçës, Nevzat Tarelli, i cili nga ana tjetër ka biseduar se kanë pasur kontakte me grupin e deputetëve lokalë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

“Kemi vendosur bojkot pa afat deri në marrjen e një vendimi nga Këshilli drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë. I cili pritet të dalë brenda 2-3 ditëve. Përjashtim bëjnë masat e sigurimit personal dhe masat për sigurimin e padisë. Ky vendim ka ardhur për të mos krijuar kolaps në sistemin gjyqësor por për të treguar qëndrimin tonë për të ndryshuar atë pjesë nga ky variant i hartës që ne e konsiderojmë të papranueshme. Nuk kemi asnjë lloj tërheqje kemi bojkotiar edhe masat e sigurimit personal për dy ditë duke i lënë gjykatës hapësirën për të rakorduar punën. Ne kemj mbështetjen e të gjithë faktorëve qoftë të pushtetit lokal por edhe përfaqësues të legjislativit të zgjedhur që mbulojnë rajonin e Korçës të gjitha na kanë ofruar mbështetjen e tyre.”– tha Nevzat Tarelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *