E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Harry flet për herë të parë pas largimit nga familja: S’kishim mundësi tjetër

<> on July 10, 2018 in London, England.

Princi Harry shprehu trishtim të madh në mbrëmjen e të dielës në deklaratën e tij të parë publike qëkur u njoftua se ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga familja mbretërore.

 

Në një fjalim të mbajtur gjatë një eventi bamirësie në Londër, Harry theksoi se shtëpia e tij do të vijojë të jetë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai sqaroi se vendimi për të lënë titujt mbretërorë nuk ishte aspak i lehtë.

 

Reklamë

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Vendimi që unë kam marrë me gruan time nuk ishte i lehtë. Kemi biseduar për shumë muaj. Vërtet nuk kishte asnjë mundësi tjetër. Shpresa jonë ishte të vazhdonim t’i shërbenim Mbretëreshës dhe shoqatave ushtarake pa fonde pubklike, por nuk për fat të keq nuk ishte e mundur.”

 

Pas vendimit, Harry dhe Meghan do të duhet të paguajnë mbrapsht 2.4 milionë paund nga paratë e taksapaguesve britanikë të përdorura për të rinovuar shtëpinë e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë