E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Harry dhe Meghan postojnë foton zyrtare të Krishtlindjeve!

Duka dhe Dukesha i Sussex kanë publikuar kartolinën zyrtare të festave së bashku me djalin e tyre, princin Archie dhe sot ajo po bën xhiron e rrjetit. Harry dhe Meghan janë ulur pranë pemës së Krishtlindjeve, kurse djali i tyre vetëm 7-muajsh është në qendër të fotos me shikimin e ngulur ndaj kamera-s.

 

Fotoja është postuar në versionin bardhë e zi me mbishkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nga familja jonë për tuajën”.

 

Reklamë

Kjo është kartolina e parë zyrtare e çiftit mbretëror me të birin, Archie. Edhe pse ata nuk do t’i kalojnë Krishtlindjet në rezidencën e Sandringham ku feston çdo vit familja mbretërore, kjo foto ka fituar zemrat e gjithë fansave të familjes mbretërore./Living

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë