Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mendon se Kosova duhet të pranojë disidentët afganë.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Harandinaj deklaroi se ky është momenti që Kosova të qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”

 

Këtë të diel edhe kryeministri Edi Rama, duke konfirmuar bisedimet me SHBA-në, pranoi se Shqipëria do të hapë derën për afganët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *