E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

“Haram e paç Lulzim Basha”/ Demokrati ngre dolli për Berishën në mes të sallës

Sali Berisha ishte sot në Berat, ku zhvilloi një takim me disa simpatizantë demokratë. I pranishëm në “Foltore” ishte dhe një mbështetës i flaktë i tij, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

 

Në fjalën e tij, ai nuk i kurseu kritikat në drejtim të Amerikës, por edhe ndaj Lulzim Bashës. Në fund, ai ngriti edhe një dolli për Berishën, veprim që ish-kryeministri e përshëndeti duke qeshur.

 

“Do t’i bëjë thirrje Lulzim Bashës. Zoti Basha, haram e paç mundimin tim, që në çadër u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time te parlamenti, që u helmuam me gaz. Në kohën që ne arrinim t’i rrëzonim poshtë poturet e Edi Ramës, ti vije ia ngrije poturet. Zoti Basha, largohu, hiqe këmborën se nuk e tund dot, se këmbora do zverk, nuk do baluke. Nuk do ta zgjas shumë dhe dy sekonda se kam një dolli për zotin Berishën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë