Subscribe

Tryeza e thirrur nga presidentja Jahjaga per zgjidhjen e krizës politike ne Kosove, nuk prodhoi asnjë rezultat. Ne takim morën pjese përfaqësues te partive ne pushtet, ndërsa nga opozita ishte i pranishëm vetëm kryetari i AAK, Ramush Haradinaj. Ai kërkoi shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Mustafa e zëvendësi i tij Thaçi, përsëriten pas takimit apelin qe opozita te distancohet nga dhuna dhe deklaruan se zgjedhjet parlamentare e presidenciale do mbahen sipas kushtetutës. Nje koment per tryezën, ndonëse jashte saj, kishte edhe drejtuesi i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Gjate tryezës se presidentes, te pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Kosovë Delawie dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian Zbogar, qe komentuan me pas se ngërçi, nuk mund te zgjidhet vetëm me nje takim dhe palët duhet te vazhdojnë dialogun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *