Kryeministri Ramush Haradinaj këtë të hënë është takuar me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, ku ka ritheksuar se taksa ndaj mallrave me origjinë serbe nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.

 

Ndër të tjera në këtë takim kreu i qeverisë theksoi se taksa nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare, por do të përshpejtojë arritjen e saj.

 

Sipas Haradinajt, kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit.

 

“Nëse e hapim këtë Kosovë, ne i hapim varret e atyre qe kemi ardhur sot, e hapim rrugën që kemi kaluar nëpër bjeshkë. Kushdo që e hap dhe cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik për ne. Ai që hap kufirin nuk është mik për Kosovën”.

 

Sipas tij çështja e hapjes së ndryshimit të kufijve të Kosovës, i shkon për shtati më shumë kreut të shtetit rus Vladimir Putin.

 

Ndërsa, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Dukagjin, Abdyl Mushkolaj, potencoi se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më të fortë se sot, pasi siç konsideron ai, kryeministër është një person që po i prin proceseve. Vendosja e taksës nga Haradinaj dhe këmbëngulja për taksën sipas tij po e bën krenar gjithë Deçanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *